Site icon PORTALB

Në vend të gazetarisë, parashikim i ‘fituesit të preferuar’ të zgjedhjeve

Teksti në Zhurnal që parashikon kush do të fitojë zgjedhjet e 11 dhjetorit

[Recensione: “Thaçi më 11 dhjetor do ta fiton Lëvizjen BESA dhe partitë tjera?!”] 

Gazetari nuk mund të parashikojë se cila parti do të jetë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni, apo cila do të fitojë më shumë ose më pak mandate deputetesh. Roli i tij nuk është të paragjykojë, ai nuk është fallxhor, nuk është magjistar, nuk ka fuqi të mbinatyrshme. Ai duhet t’u përmbahet fakteve dhe të flasë vetëm në bazë të tyre. 

Linku deri te artikulli origjinal: “Thaçi më 11 dhjetor do ta fiton Lëvizjen BESA dhe partitë tjera?!”

Data dhe koha e publikimit: 

Data e recensionit: 

Recensues: Fatlume Dervishi 

Titull jo i përshtatshëm 

Titulli sjell konkluzione që nuk kanë të bëjnë me fakte, as me dëshmi të dhëna nga dikush, por vetëm në bazë të bindjes së autorit. Pikëpyetja në titull, në këtë rast nuk luan rol. Mesazhi është dhënë.

Parashikimet e autorit si fakte 

Autori në këtë tekst parashikon që “zyrtarisht sipas analizave të para thuhet se PDSH përsëri do të jetë forca e dytë politike shqiptare në Maqedoni”. Referencat “sipas analizave të para” dhe “sipas anketave” nuk janë tregues që jep siguri për atë që thuhet. Gazetari mund t’i marrë parasysh, por jo t’i prezantojë si fakte. 

“Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi jo zyrtarisht sipas analizave të para thuhet se PDSH përsëri do të jetë forca e dytë politike shqiptare Maqedoni. Thaçi edhe në zgjedhjet e 11 dhjetorit sipas disa anketave që janë plasuar në opinion, mund të konsiderohet se do ti siguron 5 ulëse në përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.”

Vetëm me “analizat e para” në këtë artikull, duket se autori është i aftë të parashikojë shumë më tepër se sa vetëm radhitjen e partive në këto zgjedhje në bazë të votave që do të marrin. Gjegjësisht, është i aftë të parashikojë edhe sa mandate deputetësh do të fitojë PDSH-ja në secilën njësi zgjedhore. 

“Kryetari i PDSH-së thuaj se i ka të sigurta 3 deputet në njësinë zgjedhore numër 6 që përfshinë Tetovën dhe Gostivarin, ndërsa në njësinë zgjedhore numër 1 dhe 2 përmes bartësve të listave, flitet se është e sigurt që këta bartës në nësitë përkatëse të bëhen deputet.  Kjo nënkupton se në total PDSH-ja në zgjedhjet e 11 dhjetorit i ka të sigurt 5 deputet dhe mund të formon lirisht grup parlamentar në Kuvend.”

Komente bëhen edhe për vështirësitë e partive të tjera për të mundur Thaçin, duke thënë se e kanë të vështirë të fitojnë elektoratin që ka ai. 

Mungesa e burimeve  

Këto parashikime në artikullin gazetaresk lejohen vetëm nëse bëhen nga ndonjë palë e pavarur, eskpert, njohës i rrethanave, përfaqësues i ndonjë organizate që bën hulumtime ose anketa dhe ngjashëm. Kjo do t’i siguronte më tepër besueshmëri informacionit të shpërndarë. Pa këto burime, pretendimet mbeten pa mbështetje, dhe më tepër duken si propagandë partiake, se sa si produkt gazetaresk. 

Kodi etik i gazetarëve 

  • Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.  
  • Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinformimin dhe manipulimin me publikun. 
     

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version