Kjo storje zbulon se si kjo kazino austriake asnjëherë nuk ka konkurruar në këtë tender, si sajtet e huaja nuk janë të ndaluara, si kompania fituese është formuar dy javë para afatit të fundit për paraqitje në tender dhe si kazinoja austriake përfundoi si partner më i vogël në kompaninë me detyrën të formojë monopolin me Qeverinë, njofton Portalb.mk.
Si filloi e tëra?
Në fillim të vitit 2014, Qeveria e Maqedonisë vendosi t’i ndalojë sajtet e huaja për të baste dhe lojëra fati, për të formuar monopol. Arsyetimi ishte se në atë mënyrë do të kursenin dhjetëra miliona euro brenda shtetit. Kompania fituese e lajmëruar në mënyrë glamuroze në pres konferencën qeveritare ishte ‘Austrian Kazino’.
Mirëpo filli i këtij lajmi qëndron disa muaj para se t’i zbulojmë këto lajme, kur verën e vitit 2013, “Lotaria Shtetërore”, në pronësi të plotë shtetërore shpalli konkurs dhe filloi të kërkojë kompani kandidat për partneritet publik me të cilën bashkërisht do të formojnë kompani të re e cila do të jetë e vetmja që do të ketë licencën për organizimin e lojërave të fatit onlajn.
Kjo storje zbulon se si kjo kazino austriake asnjëherë nuk ka konkurruar në këtë tender, si sajtet e huaja nuk janë të ndaluara, si kompania fituese është formuar dy javë para afatit të fundit për paraqitje në tender dhe si kazinoja austriake përfundoi si partner më i vogël në kompaninë me detyrën të formojë monopolin me Qeverinë.
Ndërkaq, partneri kryesor emrin e të cilit askush nuk e përmend ishte Ofshor Kompania prej Lugano të Zvicrës.
Kush janë pronarët?
Kompania fituese dhe Lotaria Shtetërore, së bashku formojnë kompani që quhet “Video Lotari Shtetërore.”
Në atë Lotaria Shtetërore posedon 51%, ndërkaq ‘Austrian Kazinos SHPK Interneshënëll’, posedon 49%.
Ku qëndron problemi?
Qeveria tha se fitues dhe partneri i tyre është kompania me renome ‘Austrian Kazinos’, mirëpo hulumtimi i kësaj çështjes tregon gjë tjetër, ‘Austrian Kazinos’ as që ka aplikuar në tender, por këtë e ka bërë një kompani e formuar në Maqedoni.
Cila është në të vërtetë kompania partnere e Qeverisë?
‘Austrian Kazinos Interneshënëll’, kompania partner e Qeverisë në ‘Video Lotarinë Shtetërore’ përbëhet prej dy kompanive tjera, njëra prej tyre vërtetë është ‘Kazinoja Austriane’, ato kanë 35% hise në ‘Video Lotarinë Shtetërore’ por partneri tjetër me 65% hise, apo pronari kryesor është offshore kompani nga Dubai.
Gjatë këtyre 2 viteve, në kompaninë partnere të Qeverisë, offshore kompanitë vazhdimisht janë ndërruar.
Pronari i parë: “LS AG” prej Llugano, kompani që lidhet me bashkëpunëtorë të biznesmenit Jordan Kamçev dhe offshore kompania e njohur prej Shkupi “EKSIKO” që lidhej edhe me ish-Drejtorin e DSK-së (Drejtorisë Shtetëror për Siguri dhe Kundërzbulim) Sasho Mijallkov, ‘LS AG’ formohet dhjetë ditë pas shpalljes së tenderit.
Pronari i dytë dhe tretë: ‘LS AG’ më pas del nga radhët e pronarëve, kurse në vendin e saj vjen ‘Kazino Svis AG’, edhe kjo offshor kompani prej Lugano ndërsa sërish edhe kjo kompani vendos t’i shesë aksionet, pastaj vendin e zë offshore kompani tjetër, kësaj here prej Emirateve të Bashkuara Arabe apo bashkë-pronari aktual kompania ‘OGS Management’ e regjistruar në Dubai.
Aksionet vazhdimisht janë shitur me çmimin e njëjtë, 5000 EURO, ose për kaq para është fituar statusi i pronarit kryesor në kompaninë që është partner i Qeverisë në biznes ku qarkullojnë dhjetëra miliona euro.
NOVA TV arriti edhe të gjejë marrëveshjen mes Kazino-s Austriane dhe offshore partnerit, në atë thuhet se investimet me para të gatshme, janë rreptësishtë obligim i offshore kompanisë por jo edhe obligim i austriakëve.
Të kujt janë paratë që derdhen, hyjnë në Maqedoni dhe atë as më pak as më tepër po në biznes ku partner është pikërisht Qeveria?
Qeveria ka vendosur disa persona në Bordin mbikëqyrës të “Video Lotarisë Shtetërore” që kontrollon punën e kompanisë shtetërore, por kush janë ata?
Ja lista:
Përmes ‘NVSP‘ ishte pronari i parë të kompanisë për sigurim ‘SGS’ si dhe mediave pro-qeveritare dhe ‘Radio Sllobodna Makedonija’ dhe ‘Netpress’, kurse në ’Netpress’, drejtor ishte dëshmitari tani i vdekur i PPS Kosta Kërpaç.
Viteve të fundit, disa kompani offshore anonime nga: Lugano, Belize, Panama dhe vende të tjera të njohura si vende me lehtësime tatimore, u bënë pjesë e pronësisë të disa kompanive të Maqedonisë të cilat kanë përfituar nga pazaret me Qeverinë e Maqedonisë. Kompanitë e tyre kanë të drejtë legale mos ta zbulojnë pronarin e vërtetë.
Kjo është hera e parë që një kompani offshore të jetë në partneritet të drejtpërdrejtë me një kompani të formuar nga kapitali shtetëror.
Autor: Sashka Cvetkovska
Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.