Site icon PORTALB

Qyteti i Shkupit me 30 milionë euro për barok, 200 mijë euro për ndotje

Shkupi - ilustrim, foto arkiv

Në propozim buxhetit e Qytetit të Shkupit janë të parapara dhjetëra miliona euro për fasada barok, parqe dhe mobilje për ndërtesën e re barok, ndërkaq për menaxhimin me problemin e shkupjanëve rreth 220.000 euro, prej të cilave pjesa më e madhe janë për elaborate dhe për subvencionim për “peleta” për vitin 2017, transmeton Portalb.

Harxhimet në tabelën që mund ta shihni më lartë, janë marrë nga propozim buxheti i Qytetit të Shkupit, të cilat janë të parapara për vitin 2017 me qëllim të menaxhimit me ndotjen e ajrit dhe për thuajse të gjitha elaboratet, me përjashtim të harxhimeve për subvencionim deri në 65.000 euro, shkruan NOVATV.

Elaborat për ajrin prej 5.000 euro, kundër fasadave prej 16 milionë euro

Bashkë me propozim buxhetin, Qyteti i Shkupit dorëzon edhe programin për Plan dhe Zhvillim, e cila do t’i ndante investimet që kryesisht janë të rëndësishme për qytetarët.

Do të harxhohet në ndërtesa barok, në fasada të reja, parqe dhe mobilje për ndërtesë të re, përderisa ndotja e ajrit, e cila paraqet rrezik serioz ndaj shëndetit të shkupjanëve nuk ka asnjë fjalë në plan-programin për zhvillim. Ky plan bashkë me propozim-buxhetin e 30 nëntorit do të shqyrtohet në Seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilin shumica e anëtarëve janë nga radhët e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Për tre vitet e ardhshme ( 2017, 2018, 2019) janë ndarë disa qëllime kryesore, siç i quan Qyteti i Shkupit “investime zhvillimore”. Më së shumti para do të harxhohen për fasada, parqe dhe mbindërtim të ndërtesës barok të Qytetit të Shkupit në Shesh dhe pajisjet për to.

Në tre vitet e ardhshme, Qyteti i Shkupit si prioritet ka që të harxhojë 30 milionë euro për fasada dhe për pajisje për mbindërtim të ndërtesës barok, ndërkaq për përmirësimin e kushteve nëpër shkolla në Shkup vetëm 2.5 milionë euro. Më pak para janë paraparë për kanalizimin rreth 2.4 milionë euro edhe pse vet shërbimet kanë hetuar se ky është problem i madh për Shkupit, përcjellë Portalb.

Derisa kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanoski, i ka porosit qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë dhe të mos i hapin dritaret, pasi që ajri është mjaft i ndotur, ky problem nuk është gjetur në disa investime të caktuara kapitale të Qytetit.

Për rikonstruimin e fasadave, projekt të cilin qyteti i Shkupit e zbaton disa vjet me radhë, janë harxhuar 16 milionë euro.

“Qëllimi i këtij programi është që të mbarohet me rikonstruimin e fasadave të ndërtesave në zonën qendrore të Shkupit, me çka  do të mundësohet rifreskim i Qendrës. Fasadat e vjetra në kontinuitet ndërrohen me të reja, më atraktive. Pastaj, vetë rikonstruimi i Qytetit hyn në një kapitull të ri dhe mund të krahasohet me metropole të njohura botërore”, thuhet në arsyetimin e Qytetit të Shkupit.

Pak më pak, 14 milionë euro, do të harxhohen që të rregullohet Shtëpia e Qytetit, ku do të transferohet administrata e Qytetit të Shkupit. Me këto para është e paraparë që të bëhet edhe pajisja me mobilje dhe me softuer të ri për administratën. /Portalb

Exit mobile version