Një pasagjer që aderoi në Shkup nga Turqia ka shkaktuar problem të madh në aeroport dhe e ka bllokuar të tërin.

Në aeroplanin e linjës ‘Turkish Airlines’ pasagjeri në fjalë e ka harruar celularin. Celulari ka qenë arsyeja e panikës dhe aktivizimit të policisë dhe sigurimit.

Celulari është menduar se është mjet shpërthyes kurse policia e ka identifikuar dhe e ka konstatuar se nuk është rrezik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pasi janë siguruar se nuk ka asgjë, sigurimi dhe policia janë tërhequr dhe ka vazhduar puna normale.