Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni, në viset më të larta do të jetë me diell, ndërsa nëpër fughëgropa dhe lugina lumenjsh do të jetë me mjegull.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej 8 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti paradite do të jetë me mjegull dhe me dukuri të vranësirave dukshëm të ulëta, ndërsa pasdite vranësirat pjesërisht do të tërhiqen. temperatura e mëngjesit do të zbresë deri zero gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 10 gradë.

Edhe të premten do të mbajë mot stabil me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër fushëgropa, por nga fundi i ditës dhe në ditët në vijim do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa kushtet për mjegull do të zvogëlohen. Prej të hënës do të fryejë erë e përforcuar veriore që do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturës. Reshjet në male dhe në vendet më të larta do të kalojnë në borë.

Exit mobile version