Përbërësit:

  • 2-3 lugë çaji oriz
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji qumësht

Përgatitja:

Hidhni orizin në një enë me ujë dhe lëreni të ziejë. Derdheni ujin dhe vendoseni orizin në një pjatë. Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji qumësht. Përzieni mirë. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim çdo ditë për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe pa rrudha.