Site icon PORTALB

Bora e parë në Teheran “shpëton” qytetarët nga ndotja e ajrit

Bora e parë në Teheran

Ka rënë bora e parë këtë vit në kryeqytetin iranian, Teheran, raporton Anadolu Agency (AA).

Bora ka “shpëtuar” kryeqytetin iranian dhe banorët e tij nga ndotja e madhe e cila u regjistrua ditëve të fundit.

Ndryshe, në Teheran gjatë vitit nuk bie shumë sasi e madhe e borës, por në disa male në rrethinë, madje edhe verës, mund të shihet mbulesa e dëborës.

Përkujtojmë se në fillim të nëntorit zyrtarët e Teheranit për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, mbyllën shkollat dhe kopshtet.

Kryeqendra iraniane me 14 milionë banorë për çdo vit në këtë kohë përballet me një nga ndotjet më të mëdha në botë.

Objektivi i fotoreporterit të AA-së regjistroi qytetarët në një park të Teheranit teksa gëzohen me reshjen e borës.

Exit mobile version