Palestinezët kërkojnë gjykimin e Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Bëhet e ditur se institucionet juridike palestineze kanë aplikuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) për gjykimin e Izraelit për bllokadën e vendosur nda Gazës prej 10 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut për Gazën, Raxhi es-Savrani, në deklaratën për media të organizuar në ndërtesën e qendrës për të drejtat e njeriut në Gaza, ka theksuar se Qendra Palestineze për të Drejtat e Njeriut dhe institucionet juridike kanë aplikuar në ICC për gjykimin e Izraelit për bllokadën e vendosur në Gaza prej 10 vitesh.

Savrani ka thënë se kryetari i qendrës në Ramallah, Shavan Xhebari ka paraqitur aplikimin para kryeprokurorit të gjykatës.

Savrani është shprehur se institucionet juridike kërkojnë nga ICC hapjen e një hetimi për Izraelin dhe që Izraeli të mos përsërisë krimet ndaj palestinezëve. Sipas tij, Gaza është shndërruar në një burg në qiell të hapur.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës së të Drejtave të Njeriut Mezan, Asim Junus, ka theksuar se është e nevojshme që menjëherë të hapet hetim për dënimin e Izraelit për krimet që ka kryer nda palestinezëve në Gaza.

Ndryshe, Rripi e Gazës, në të cilin jetojnë afërsisht dy milionë palestinezë, gjendet nën bllokadën tokësore, ajrore dhe detare të Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button