“Jemi këtu për të porositur qytetarët e Maqedonisë se jemi të interesuar për të ndërruar një shtet të vetëm një shoqëri të vetme , shtet të barabartë për secilin edhe për të drejtat edhe për obligimet e tyre. Kur flasim për barazinë, flasim edhe për barazinë e qytetarëve para ligjit pro patjetër të respektohet ligji dhe i njëjti të vlej me barazi për të gjithë. Me këta që kanë qeverisur deri më tani jemi pastër edhe ne edhe qytetarët. ata patjetër të përgjigjen për veprat e këqija që i kane bërë viteve të kaluara”, dekalroi Petre Shilegov, LSDM.
“Ky është programi ynë zgjedhor, e kemi quajtur “Plan për jetë në Maqedoni” me 100 mijë kopje dhe çdo faqe e saj ka pjesë për të rinjtë, të gjitha faqet madje edhe kur flasim për pensionistët, për gjeneratat më të vjetra, flasim se si t’i shpëtojmë nëpërmjet ndihmës së të rinjve, që pensioni të mbetet te ata, gjithçka i është kushtuar të rinjve. Pas 11 dhjetorit do të kemi inkuadrim të drejtpërdrejtë të të rinjve në politikat tona.”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së në NJZ 1 Stevo Pendarovski sot në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet 11 dhjetorit paralajmëroi vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Publike Speciale, por edhe formimin e departamentit gjyqësor special për procesimin e lëndëve të PSP-së.