Site icon PORTALB

Imitimi spektakolar që Gigi Hadid i bën Melania Trump (VIDEO)

Imitimi i Gigi Hadid

Gigi Hadid ishte nikoqire në “American Music Awards” dhe përveçse se kishte një look prej dive të vërtetë, ajo tregoi gjithashtu disa aftësi të sajat imituese. Gjatë monologut gjatë shfaqjes së bashku me Jay Pharoah, Hadid imitoi në mënyrë perfekte dhe shumë argëtuese shprehinë e Melania Trump.

“E dua burrin tim, presidentin Barack Obama dhe fëmijët tanë, Sasha dhe Malia”, ka deklaruar modelja me theks të rrejshëm dhe mimikë duke i mbledhur buzët.

Në këtë mënyrë, ajo e ka ngacmuar Melanian për fjalimin e saj, në të cilin e kishte kopjuar Michelle Obaman.

Hadid, ka treguar se ishte përgatitur gjatë gjithë javës për ta imituar modelen sllovene që është e martuar me Trump.

“Më duhej ta bëja fytyrën e saj”, është shprehur Gigi.

 

Exit mobile version