Site icon PORTALB

Ajër i ndotur në Lisiçe, Manastir dhe Tetovë

Shkupi - ilustrim, foto arkiv

Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ajri më i ndotur në rajonin e Shkupit është në Lisiçe me 167.71 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub katror, pastaj vijnë Karposhi 154.39, Qendra 143.81, Gazi Baba 138.31 dhe Milladinovski me 135.59 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub katror, njofton Portalb.

Në stacionet matëse, në mëngjesin e sotëm ajri i ndotur ka qenë edhe në Manastir me 94.07, Tetovë 92.60, Kumanovë 80.09, Veles 75.82, Kërçovë 71.32, Kavadar 70.84 dhe Koçan 60.67 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub katror.

Gjatë vikendit nivel të lartë të koncentratit të grimcave PM10 janë matur më së shumti në Komunën e Gazi Babës, të cilat kanë arritur deri më 959,99 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub katror. /Portalb

Exit mobile version