Site icon PORTALB

Partitë do të nënshkruajnë Kodin për zgjedhje korrekte

Sot partitë politike dhe koalicionet të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit duhet të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Në firmosjen e kodeksit sipas paralajmërimeve përveç liderëve të partive pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar në vend. Fushata zgjedhore nis të hënën, ndërsa do të zgjasë deri në mesnatën e 9 dhjetorit kur dhe do të hyjë në fuqi heshtja parazgjedhore.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 parti politike apo koalicione, të cilat kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë.

Exit mobile version