Site icon PORTALB

Gjen dashurinë e jetës dhe martohet për herë të parë në moshën 80-vjeçare

Maria Cobar & Carlos Suarez

Kjo është një prej atyre historive që provojnë se nuk është kurrë vonë për të gjetur dashurinë  e jetës. Sipas raportimeve të ABC, 80-vjeҫarja Maria Cobar është martuar me 95-vjeҫarin e ve Carlos Suarez më 10 nëntor. Ceremonia e dasmës u organizua pranë shtëpisë së tyre në “Aventura Plaza”, në Miami. Maria, një emigrante nga Guatemala, jeton në Amerikë që prej moshës 26-vjeҫare dhe ishte një nënë single.

Vajza e nuses tregon për ABC se Maria dhe Carlos janë lindur për të qenë bashkë. Ceremonia e martesës kishte 100 të ftuar, miq dhe familjarë të ҫiftit. Maria dhe Carlos nuk kishin qenë kurrë më parë kaq të lumtur.

“Ishte shumë nervoze, por edhe shumë e lumtur”, – tregon Ana Cobar, vajza e Maria-s. “Edhe pse kishte pasur lidhje ne jetë, nuk kishte gjetur dashurinë e vërtetë deri tani”,- shton Ana.

 

 

Exit mobile version