Site icon PORTALB

Turqi: Protestë kundër legalizimit të abuzimit seksual me fëmijët

Mijëra njerëz kanë protestuar në Stamboll kundër një projekt ligji të kundërthënshëm me të cilin mund të përmbyset dënimi i një personi për abuzime seksuale me fëmijë nëse martohet me viktimën.

Agjencia francize e lajmeve AFP njofton se të paktën 3000 mijë njerëz morën pjesë në protestë në pjesën aziatike të qytetit. Protestuesit mbanin pankartat me mbishkrimet si “AKP duart larg nga trupi im”, një referencë për partinë në pushtet të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, që e ka paraqitur projekt ligjin Masat, që janë miratuar në një lexim të parë në Parlament më 17 Dhjetor, do të votohen sërish në debatin e dytë në ditët e ardhshme. Nëse kalon, ligji do të lejojë lirimin nga burgu të fajtorëve për sulme ndaj të miturve, nëse akti është kryer “pa dhunë, kërcënim ose çfarëdo kufizimi tjetër” dhe nëse sulmuesi “marton viktimën”.

Exit mobile version