Site icon PORTALB

Egjipt, dy vite burg për kreun e një sindikate të gazetarëve

Yehia Qalash

Një gjykatë e Egjiptit ka dënuar të shtunën kreun një sindikate të gazetarëve dhe dy anëtarë të tjerë të bordit me nga dy vite burg, me akuzën se kanë fshehur “persona të arratisur”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yehia Qalash dhe anëtarët e bordit Gamal Abdel-Rahim dhe Khaled al-Balshi u akuzuan se kanë fshehur dy kolegë të tyre të cilët policia i kërkonte në godinën e sindikatës.

Në maj të këtij viti policia bastisi zyrat e sindikatës në Kajro ku arrestoi dy gazetarë nën pretekstin se “kanë nxitur protesta” dhe “kanë organizuar komplot për rrëzimin e qeverisë”.

Zyrtarë të sindikatës kanë thënë se bastisja në fjalë është e para në historinë e Egjiptit dhe paraqet “sulm të paskrupullt mbi dinjitetin e gazetarëve”, për çka kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

Ministria e Brendshme pretendton se arrestimi i dy gazetarëve ishte kryer në përputhje me ligjin dhe në përputhje me një urdhër të lëshuar nga prokurori i përgjithshëm i Egjiptit.

“Verdikti i së shtunës akoma ka kohë për tu apeluar, ndërkohë që gjykata vendosi një garanci prej 10.000 Paund egjiptian ( 625 dollarë) për çdo gazetar”, tha një burim gjyqësor në kushte anonime.

Exit mobile version