Pothuajse 200 shtete kanë bërë thirrje për “përkushtim më të lartë politik” në luftën kundër ndryshimeve klimatike në tubim të organizuar nga KB-ja në Marakesh.
“Bëjmë thirrje për përkushtim më të lartë politik në luftën kundër ndryshimeve klimatike, e cila është çështje me prioritet urgjent”, njoftojnë në Shpalljen për aksion nga Marakeshi përfaqësuesit e 196 shteteve dhe BE-ja në konferencën vjetore të KB-së për klimën.
Thirrja është dërguar në ditën e parafundit të konferencës, detyra e së cilës është përgatitja e projektit që do të mundësojë zbatim të Marrëveshjes parisiene të miratuar vitin e kaluar në dhjetor, i cili deri tani është ratifikuar nga 111 shtete.
Me marrëveshjen parisiene janë vendosur kufijtë për ngrohje globale për dy gradë Celsius mbi nivelin e kohës para Revolucionit industrial, me zvogëlimin e gazrave të dëmshëm të cilat shkaktojnë “efekt të kopshtit të qelqtë”.