Site icon PORTALB

Sulm seksual ndaj dy minoreneve në Manastir dhe Kumanovë

MPB

MPB

Sulme seksuale ndaj dy personave minorenë janë kryer dje në Manastir dhe Kumanovë. Në njërin rast kryerësi është i panjohur, ndërsa sulmin e dytë e ka kryer babai.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në orën 13:20 në Sektorin e Punëve të Brendshme – Manastir, 37 vjeçarja L.A nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në Manastir ka denoncuar se më 14 nëntor të vitit 2016 në periudhën prej orës 13;00 deri në orën 14:00 një person i panjohur e ka takuar vajzën e saj 10 vjeçare dhe i ka thënë ta dërgojë te nëna e saj. Por, në vend te nëna, kryerësi e ka dërguar në rrugën fqinje dhe ka kryer vepër tjetër dhunim.

Bisedë me fëmijën është bërë në pranin e përfaqësuesit nga Qendra e Punëve Sociale dhe ndërmerren masa për zbulimin e kryerësit dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.

Në rastin e dytë, mbrëmë rreth orës 23 në Sektorin e Punëve të Brendshme – Kumanovë F.D nga Kumanva ka denoncuar se mbesa e saj 12 vjeçare i ka treguar se babai i saj M.D në shtëpinë e tyre familjare, para rreth 10 ditëve me dhunë ka pasur marrëdhënie seksuale me atë.

Vajza, siç theksojnë nga MPB-ja, nga frika nuk ka mundur askujt t’i tregojë e as rastin ta paraqet në polici. Kur ka shkuar F.D  mysafir, fëmija i ka besuar, dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur dhe ngjarjen e ka paraqitur në polici.

Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Exit mobile version