Site icon PORTALB

Zhbogar, partive politike: Të mbështetet PSP!

Samuel Zhbogar

Euroambasadori Samuel Zhbogar nuk komentoi hetimet e fundit të Prokurorisë Speciale por tha se mbështet punën e saj, gjë që duhet ta bëjnë edhe partitë politike, raporton Alsat-M.

Zhbogar gjatë vizitës në Komunën e Tetovës tha se pret që fushata zgjedhore të jetë e qetë dhe pas zgjedhjeve institucionet të angazhohen në zbatimin e reformave.

“Ne presim fushatë ku partitë do të prezantojnë vizionet e tyre për vendin. Të ardhmen ne e shohim në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike. Për këtë ne presim angazhim për reforma serioze dhe të sinqerta pas zgjedhjes së Qeverisë së re, që do të ndjekë reformat urgjente prioritare të një viti më parë”, tha euroambasadori Samuel Zhbogar.

Exit mobile version