Site icon PORTALB

Fridman ka analizuar 130 mijë fjalë nga “bombat”: Shumë turqizma dhe fjalor rrugaçërie

Viktor Fridman

Viktor Fridman

Materialet e përgjuara gjegjësisht “bombat” që vitin e kaluar LSDM i publikoi para opinionit, ishin lëndë e hetimit shkencor linguistik nga një prej maqedonistëve më të famshëm në botë, Viktor Fridman.

“Hetimi është kryer vetëm nga pikëpamja linguistike, pa marrë nëse materialet që i kam kontrolluar janë të vërteta apo jo. Kjo është një mundësi e rrallë që të grumbullohet materiali përkatës që do të ofroj të dhëna relevante për të folurit joformal në Maqedoni”, thekson Fridman.

Në hetim janë shqyrtuar 130 mijë fjalë, që kanë qenë pjesë e materialeve të përgjuara.

Sipas prezantimit të tij në Institutin për gjuhë maqedonase “Kërste Petkov Misirkov” në hetimin e Fridman, është bërë analizë dhe krahasim i vokabularit të përdorur në bombat me atë të veprës së Kërste Misirkov, “Për çështjet maqedonase”.

Fridman i ka shqyrtuar turqizmat sepse folësit maqedonas përdorin fjalë të tilla në komunikim joformal gjegjësish siç tha profesori, ato janë pjesë e të folurit në rrugë.

Exit mobile version