Site icon PORTALB

Evropa “rrezikon të ndahet”

Kryeministri i Francës, Manuel Valls

Kryeministri i Francës, Manuel Valls

Evropa është në rrezik të ndarjes dhe mund të dështojë, tha kryeministri i Francës, Manuel Valls, gjatë një vizite në Gjermani, shkruan REL.

Ai tha se projektet evropiane kanë nevojë për një bazë të re dhe se Gjermania dhe Franca duhet të tregojnë forcën.

Në një ngjarje të organizuar nga gazeta Sueddeutsche Zeitung, Valls po ashtu tha se Franca duhet të vazhdojë me reformat e saj, përfshirë uljen e taksave tregtare.

Ai tha se edhe Gjermania duhet të bëjë përpjekje të shtuara sa u përket investimeve.

Exit mobile version