Site icon PORTALB

“Koço Racin” me manifestim kulturor e shënoi Ditën e Alfabetit (FOTO)

Në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin” – Shkup, mbrëmë është mbajtur manifestim kulturor për nder të ditës së Alfabetit, raporton Portalb.

Me këtë rast, profesoresha universitare Ajtene Qamili, mbajti fjalim për ditën e Alfabetit, duke e vlerësuar këtë ditë, si një ndër më të rëndësishmet për kombin shqiptar.

Grupi letrar “Guximi” me studentë nga Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, luajti dramën “Dita e Alfabetit”, ndërkaq Mejreme Sinani, Ismail Rushiti, Hateme Alimi dhe Emrush Kurtishi recituan vargje nga autorë të ndryshëm shqiptar.

Për nderë të kësaj dite, gjithashtu ka pasur edhe interpretim të muzikës nga Ansambli “Oda” dhe ekspozitë nga artisja e re, Rezearta Samiu.

Në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe në SHK ” Koco Racin”-Shkup promovohet libri poetik i Behare Neziri me titull “Prush dashurie ” , dorëshkrim i cili ishte zgjedhur në konkursin e kësaj Shtëpie të Kulturës për vitin 2016. Mirënjohje për Safet Kamberi ,drejtor i SHK “Koço Racin” Shkup.

Shtëpia e Kulturës “Koço Racin” gjithashtu promovi librin me vargje “Prush Dashurie” të poetes, Behare Neizir, pasi që dorëshkrimi paraprakisht ishte zgjedhur në konkursin “Rruga e shkronjave” të organizuar nga kjo shtëpi. /Portalb

Exit mobile version