Site icon PORTALB

Më shumë fshatra dhe lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Pa rrymë disa vendbanime të Shkupit

Shfrytëzuesit nga fshatrat Tanushë, Mirkovc, Pobozhje, Malinë, Brodec, Brezë, Lubanc dhe Kuçevishtë, nesër prej orës 13 e deri në orën 15 do të jenë pa energji elektrike.

Prej orës 8:30 e deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Bukoviq, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 11;30 shfrytëzuesit e rrugës “Todor Cipovski-Merxhan”.

Në periudhën kohore prej orës 10 e deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë eshfrytëzuesve të rrugës “Lovqenska” nënrrugët 2 dhe 4 në komunën e Karposhit , ndërsa prej orës 12 deri 14 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Helsinki”.

Shfrytëzuesit nga uikend-lagja Matkë do të jenë pa energji elektrike prej orës 9 e deri në orën 15, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Stracinska” dhe “Uashingtonska” në komunën e Shuto Orizarit.

Pa furnizim me energji elektrike prej orës 8 e deri në orën 15:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kadino, ku përkohësisht do të ketë ndërprerje prej 30 minutash, ndërsa në orën 8:30 edhe një herë në orën 15:30 në objektet industriale të cilat janë në rajonin e Drama, si dhe Mralinë dhe një pjesë e Idrizovës në komunën e Ilindenit.

Prej orës 8:30 e deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Sevastopolska”, “Rifat Burxheviq”, “Krimska”, një pjesë e dyqaneve në rrugën “Krimska” në komunën e Çairit, ndërsa prej orës 8 deri në orën 12 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Ibe Palikuqa” dhe “Vele Markov” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Pa energji prej orës 8:45 e deri në orën 15;30, repetitorët e operatorëve mbi fshatrat Sveta Petkë, Çiflik dhe Barovë në komunën e Sopishtes, ndërsa prej orës 9 deri në orën 13 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Vera Jociq” në komunën e Kisela Vodës.

Prej orës 10 e deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë fshatrat Radushë, Kondovë, Raçe, Svillare e Epërme, Orashje, Svillare e Poshtme dhe fshati Dvorcë në komunën e Sarajit.

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak investimeve në sistemin elektrik.

Exit mobile version