Site icon PORTALB

Shkup, gjykatëset е Gjykatës së Apelit kapen për flokë

Gjykata e Apelit - Shkup

Gjykata e Apelit - Shkup

Dy gjykatëse të Gjykatës Administrative janë përleshur pasi paraprakisht të dyjat kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për gjithë atë që këtyre ditëve po ndodhë me kolegët e tyre në Gjykatën Penale të Shkupit, shkruan Makfax.

Njëra prej gjykatëseve ishte e mendimit se atë që po e bëjnë kolegët e tyre në Gjykatën I në Shkup është në rregull, por kjo nuk i pëlqeu gjykatëses tjetër, ashtu që debati verbal kaloi në përleshje fizike, madje duke u kapur për flokë. Nga gjykata ende nuk ka asnjë reagim zyrtar të rastit, por padyshim se gjykatësit çdo ditë e më zëshëm dhe me shumë emocione flasin për gjendjen në gjyqësi.

Exit mobile version