Site icon PORTALB

Bill de Blasio:Qytetarët e Nju-Jorkut frikësohen nga administrata e Trampit

Donald Trump

Donald Trump

Prefekti i Nju-Jorkut, Bill de Blasio deklaroi se qytetarët në këtë qytet milionësh frikësohen nga ajo që do ta sjellë administrata e re amerikane pas hyrjes së Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë.

De Blasio, i cili i përket krahut liberal të Partisë demokrate, kumtoi se është takuar me presidentin e sapozgjehdir të SHBA-së, të cilit i ka transmetuar druajtjet e njojorkezëve.

Pas takimit, prefekti tha se e ka paralajmëruar Trampin se ai do t’i mbrojë migrantët ilegal nga deportimi dhe se politika e paralajmëruar e presidentit të sapozgjehdur “nuk do të funksionojë në qytetin e emigrantëve”.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Tramp disa herë kërcënoi me masa të ashpra ndaj emigrantëve, duke porositur se do të deportohen, apo arrestohen të gjithë “ilegalët” të cilët kanë dosje kriminele.

De Blasio sqaroi se ai nuk është prefekti i vetëm në SHBA që ka kumtuar se nuk do ta respektojë politikën e presidentiot të ri ndaj emigrantëve.

Mediumet amerikane shkruajnë se prefektët e Los Angjelosit, San Franciskos, Çikagos, Bostonit, Filadelfisë dhe Uashingtonit, gjithashtu kumtuan se do t’i mbrojnë emigrantët nga deportimi.

Prefekti i Nju-Jorkut, pas takimit me Trampin deklaroi se qyteti do t’u kundërvihet përpjekjeve të administratës së re të Trampit për të hyrë në regjistrin me të dhëna ku janë emrat e emigrantëve ilegal të cilët tashmë kanë marrë letërnjoftime.

“Nju-Jorku është qytet i suksesshëm, sepse është i hapur për çdo kend dhe sepse është qytet i ndërtuar nga shumë gjenerata emigrantësh”, deklaroi De Blasio.

Në zgjedhjet e 8 nëntorit, shumica e njojorkezëve votuan për Hilari Klinton.

Deklarata e De Blasio vjen pas zbulimeve për “krizë” në radhët e ekipit të Trampit për transicion.

“Njujork tajms” zbuloi se me kërkesë të dhëndrrit të Trampit, janë ndërruar dy anëtarë të ekipit, vetëm sepse ishin të afërt me guvernatorin e Nju-Xhersit, Kris Kristi, i cili edhe vetë paraprakisht ishte ndërruar nga pozita e udhëheqësit të ekipit të transicionit.

gazeta “Uollstrit xhërnëll” pohon se ish-gruaja e presidentit ët sapozgjedhur, Ivana Tramp, ka kërkuar të emërohet ambasadore në Republikën e Çekisë, prej nga e ka prejardhjen.

Dy gazetat sot zbulojnë se Xhared Kushner, dhëndrri i Trampit do të marrë funksion të lartë në administratën e re amerikanje.

Exit mobile version