Site icon PORTALB

Me kërkesë të Turqisë forcat e kurdëve sirianë po e braktisin qytetin Manbixh

Turqi

Flamuri turk

Luftëtarët e forcave të kurdëve sirianë, Njësitetet për mbrojtje të popullit (JPG) po tërhiqen nga qyteti Manbixh në Sirinë Veriore dhe po transferohen në lindje nga lumi Eufrat, duke e plotësuar në këtë mënyrë kërkesën e Turqisë.

Në kumtesën e kësaj JPG thuhet se pjesëtarët e saj e kanë përfunduar misionin për trajnim të forcave lokale kurde të sigurisë në këtë qytet sirian, që në gusht të këtij viti e ndërmorën xhihadistët e Shtetit Islamik (SHI).

Luftëtarët e JPG-së nga Manbixhit po transferohen në rajonin e Rakës, ku së bashku me forcat e tjera kryengritëse, që janë mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i kryesuar nga SHBA-ja, po inkuadrohen në ofensivën për marrje të këtij qyteti, i cili vlen për kryeqytet të së ashtuquajturit kalifat Islamik, që e shpalli SHI-ja.

Turqia është e disponuar armiqësisht ndaj JPG-së, edhe pse ata luftojnë kundër xhihadistëve në Sirinë Veriore dhe e kanë mbështetjen e SHBA-së.

Për Ankaranë zyrtare, Njësitet për mbrojtje të popullit janë “organizatë terroriste”, e cila është “dorë e vazhduar” e Partisë së ndaluar Punëtore Kurde (PKK).

Një kohë më të gjatë, Turqia kërkonte nga pjesëtarët e këtij grupi të armatosur kurd që të tërhiqen në lindje të Eufratit, duke u kërcënuar me sulme ndaj pozicioneve të tyre.

Përfaqësuesi amerikan i koalicionit antixhihadist e përshëndeti vendimin e komandës së JPG-së.

Ky njësit kurd ka formuar aleancë me më shumë grupe kryengritëse lokale arabe duke e formuar aleancën kurdo-arabe – Forcat demokratike siriane (SDF).

Exit mobile version