Policia ka bërë të ditur se pak çaste më parë janë arrestuar 19 persona të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste.
Kjo falë një operacioni të nisur me datën 4 nëntor e që zgjati deri sot, njofton Klan Kosova.
Të dyshuarit planifikonin kryerjen e sulmeve terroriste në Kosovë dhe në rajon.
Një prej planeve e kishin pasur edhe sulmin ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll dhe fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael.
18 prej të arrestuarave janë shtetas kosovar, ndërsa një ishte shtetas i Maqedonisë. Me përjashtim të njërit që u lirua, të tjerëve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Tek ta janë gjetur 281 gram eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm. Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë, disa pushkë, një dron, radiolidhje, telefona, kompjuterë si dhe materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.