Site icon PORTALB

Rusia largohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin që vendi i tij mos të jetë palë në Statutin e Romës, i cili është dokumenti themelues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të Kremlinit, Putin dekretin që parashikon tërheqjen e Rusisë nga kjo gjykatë e ka nënshkruar me rekomandimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe me aprovimin e Ministrisë së Jashtme. Putin me dekretin në fjalë gjithashtu dha udhëzimin që të informohet Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se largimi i Rusisë nga Statuti i Romës është në përputhje me interesat kombëtare të Rusisë.

Ndërsa në deklaratën me shkrim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, u pohua se Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk është me të vërtetë organ gjyqësor i pavarur. Gjithashtu u theksua se pikëpamja e kësaj gjykate ndaj ngjarjeve të ndodhura në vitin 2008 kanë shqetësuar Rusinë.

Statuti i Romës që është dokumenti themelues i kësaj gjykate ishte përcaktuar në vitin 1998 në konferencën e OKB-së në kryeqytetin e Italisë, Romë. Dokumenti ishte nënshkruar nga ana e Rusisë në vitin 2000, ndërsa deri tani nuk ishte miratuar nga parlamenti.

Exit mobile version