Site icon PORTALB

Maqedoni, qytetarët më së shumti japin ryshfet për shërbime shëndetësore

Kryetarja e Transparency Macedonia, Sllagjana Taseva

Kryetarja e Transparency Macedonia, Sllagjana Taseva

9-12% nga të anketuarit në Maqedoni kanë pranuar se u kanë dhënë ryshfet institucioneve, gjatë marrjes së shërbimeve të nevojshme. Edhe atë më së shumti në sistemin e shëndetit publik (10%), mandej në policinë rrugore (9%), në sistemin arsimor (4%) dhe për dokumente (4%). Prej tyre vetëm 28% e kanë paraqitur korrupsionin, ndërsa të tjerët nuk e kanë paraqitur kryesisht për shkak të frikës nga pasojat (29%), zbulon raporti më i ri i institucionit Transparency International-Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Kryetarja e institutit Transparency International-Maqedoni, Sllagjana Taseva njoftoi se 63% e qytetarëve mendojnë se nuk duhet të paraqitet korrupsioni, për të cilët janë dëshmitarë dhe vetëm 37% pajtohen se duhet ta paraqesin. Pavarësisht se 62% e tyre pranojnë se qytetari i thjeshtë që përballet me korrupsion ka përgjegjësi për ta paraqitur të njëjtin, kurse 38% nuk besojnë se ata mund të bëjnë diçka në luftën kundër korrupsionit.

Madje, gjysma e të anketuarve mendojnë se personat e pasur ndikojnë në politikën qeveritare, ndërsa 31% e tyre besojnë se në korrupsion janë të përfshirë edhe presidenti i shtetit dhe kryeministri. Rreth 60% thanë se qeveria menaxhon keq me korrupsionin, andaj duhet të rritet transparenca, integriteti dhe besimi duhet bërë parimet e institucioneve, të kthehet sundimi i së drejtës dhe proceset demokratike.

Taseva nënvizoi se formë e veçantë e korrupsionit politik pritet të shfaqet edhe tani që vendi është në periudhën parazgjedhore, për shkak të mungesës së transparencës së nevojshme të kampanjave politike, me ç’rast nuk publikohen emrat e donatorëve, burimeve të furnizimeve të aktiviteteve parazgjedhore. Ndërkohë që është zvogëluar gatishmëria e qytetarëve për ta luftuar korrupsionin, si rezultat i zvogëlimit të besimit në institucionet gjyqësore, zvogëlimit të ndjenjës së mbrojtjes dhe të ngjashme.

“Korrupsioni politik është vazhdimisht prezent, forma në të cilën paraqitet gjatë kohës së zgjedhjeve është në financimin e kampanjës zgjedhore, ashtu që pas zgjedhjeve kompanitë të kenë ndikim në udhëheqjen e politikave” theksoi Taseva.

“Para dy-tre viteve 88% e qytetarëve treguan gatishmërinë për të luftuar korrupsionin. Këtë vit përqindja e atyre që treguan gatishmëri për të bërë diçka është 65. Pra bëhet fjalë për zvogëlim të gatishmërisë dhe guximit” shtoi ajo.

Ndryshe, Transparency International  për raportin “Njerëzit dhe korrupsioni: Evropa dhe Azia Qëndrore” si pjesë e Barometrit të përgjithshëm për korrupsion për vitin 2016.

Çdo i gjashti qytetar ka dhënë ryshfet  për shërbime publike. Niveli më i lartë i dhënies së ryshfetit u konstatua në Taxhikistan (50%), Moldavi (42%), Azerbajxhan, Kirgistan dhe Ukrainë (38%) dhe Rusi (34%).

Çdo i treti mendon se korrupsioni është një nga problemet kryesore me të cilat përballet vendi i tyre, nga gjithsej 60 000 qytetarët e anketuar nga 42 shtete. Më shumë se gjysma e qytetarëve të BE-së (53%), vendet-kandidate për anëtarësim në BE (53%), Bashkësia e shteteve të pavarura, kryesisht vende të Bashkimit Sovjetik (56%) thanë se shtetet e tyre nuk kanë pasur sukses në parandalimin e korrupsionit. Qeveritë e Ukrainës (86%), Moldavisë (84%), Bosnjë dhe Hercegovinës (82%) dhe Spanjës (80%) u notuan më ulët nga ana e qytetarëve të tyre.

Kështu, rekomandimet kryesore që Transparency International ua adreson qeverive janë:

LEXO: Ligji për informatorët: Qytetarët nuk e dinë se ekziston, institucionet nuk e zbatojnë

 

Exit mobile version