Site icon PORTALB

Jep dorëheqje kryebashkiaku që ofendoi Michelle Obaman

Michelle Obaman

Michelle Obaman

Kryebashkiaku e Clay, West Virginia, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij shkaku i një postimi në Facebook, në të cilin e quajti Michelle Obaman si “majmun me taka”.

Një e punësuar, Pamela Taylor kishte shkruar në Facebook: “Do të jetë një fillim i ri me një Zonjë të Parë klasi, të bukur dhe me dinjitet që kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Jam lodhur duke parë majmun me taka”.

Kryebashkiaku Beverly Whalin kishte komentuar në këtë post, duke thënë: “Ma ndreqe ditën Pam”, transmeton Koha.net.

Bashkia ka konfirmuar për CNN se Whaling ka thënë dorëheqje, por nuk dihet nëse Taylor kishte vendosur ta bënte të njëjtën gjë.

Exit mobile version