Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Paradite nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të dobët të vranësirave dhe mjegullës së dobët.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tetë deri një, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me vranësira të ulëta mesatare, ndërsa ditës me periudha me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.
Në ditët në vijim pritet ndryshim i motit, përveç në ditët e fundjavës kur do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje graduale.