Site icon PORTALB

Fillon rikonstruimi i çerdheve ‘Borëbardha’ dhe ’11 tetori’

Dëmtimi i çerdhes

Ka filluar rikonstruimi i çerdheve “Borëbardha” dhe “11 Tetori” në komunën e Çairit, të cilat janë të mbylluara për shkak të dëmtimeve nga tërmeti që goditi Shkupin para dy muajve.

Menjëherë pas tërmetit këto dy çerdhe në Çair, u mbyllën meqë dëmet në hapësirat e brendshme të këtyre objekteve ishin të mëdha, transmeton Alsat M.

Gjatë kësaj periudhe, fëmijët e regjistruar në këto dy çerdhe kanë ndjekur aktivitetet nëpër objektet e tjera.

Rikonstruimin e këtyre çerdheve e ka konfirmuar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski.

“Në ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale është kryer e gjithë procedura e përgjithshme, është zgjedhur operatori më I përshtatshëm ekonomik është shkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe besoj se tanimë janë duke u zhvilluar aktivitetet ndërtimore në kuadër të çerdhes për rikonstruimin e dëmeve të cilat u shkaktuan gjatë tërmetit”, deklaroi Frosina Remenski, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Exit mobile version