Site icon PORTALB

Britani, mijëra gardianë protestojnë kundër shtimit të dhunës në burgje

Protesta e gardianëve

Mijëra gardianë në burgjet e Britanisë së Madhe kanë braktisur sot vendet e punës në shenjë proteste për shtimin e dhunës prapa grilave, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e Asociacionit të Gardianëve të Burgjeve në Britani, ndaluan punën të martën edhe pse thanë se do t’u përgjigjen rasteve emergjente.

Gardianët e burgjeve e kanë të ndaluar grevën për çka qeveria kërkoi nga gjykata e Lartë të shpallë protestën të paligjshme.

Stafi i burgjeve thotë se shkurtimet të cilat i ka bërë qeveria kanë bërë punën e tyre akoma më të rrezikshme, ndërkohë që ka përkeqësuar edhe kushtet e të burgosurve.

Incidentet e fundit kanë shërbyer si përkrahje për pretendimet e tyre.

Më herët gjatë këtij muaji, 200 të burgosur u rebeluan në burgun e Bedfordit në jug të Britanisë ndërsa në një zhvillim tjetër dy të burgosur u arratisën nga burgu Pentonville i Londrës.

Largimi i së martës nga vendet e punës rezultoi me seanca gjyqësore të anuluara nga shkaku i mospjesëmarrjes së të burgosurve në seancat gjyqësore kundër tyre.

Exit mobile version