Site icon PORTALB

Forumet rinore të partive politike nënshkruajnë Deklaratë për zgjedhje demokratike

22 Forume rinore të partive politike në Maqedoni kanë nënshkruar Deklaratën për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, transmeton Portalb.

Partitë me nënshkrimin e deklaratës obligohen për zgjedhje demokratike, të mos fillojnë kërcënimet për qytetarët për të dhënë votën për një parti të caktuar, për përmirësimin e klimës demokratike në procesin zgjedhor, për gjykimin publik të çdo akti të dhunës, si dhe për mospublikimin e shpifjes, nënçmimeve dhe manipulimeve.

Nënshkruesit detyrohen ta largojnë ose minimizojnë gjuhën e urrejtjes.

Exit mobile version