Të jesh në gjendje të njohësh shenjat e problemeve në martesën tuaj, do t’jau bëjë më të lehtë korigjimin në kohë të tyre dhe parandalimin e ndonjë divorci të mundshëm.
Psikologët thonë se këto 4 sjellje mes çiftit janë paralajmëruese të divorcit:
Shprehja e emocioneve negative: ndarja e emocioneve të mira apo të këqija qofshin ato janë shumë të rëndësishme në marrëdhënien në çift. Por nëse ndonjëri prej jush ndan vetëm emocione negative ndaj tjetrit deri sa çon në zemërim e acarim do të thotë se jeni të mbushur me energji negative dhe marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet.
Zvogëlimi i dashurisë: faza e “ të sapomartuarve” rrallë të zgjasë përgjithmonë, por çiftet duhet të dinë të dhurojnë dhe të marrin dashuri gjatë gjithë jetesës në çift. Nëse ju është menjanuar dashuria apo vemendja do të thotë se marrëdhënia dhe dashuria nuk është si në fillim.
Zënkat e shpeshta: sipas një hulumtimi të kryer nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit u gjet se rreth 83% e divorceve vinin si pasojë e zënkave të shumta. Një martesë pa komunikim, pa reagim, pa dashuri dhe me zënka të vazhdueshme paralajmëron për një divorc!
Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Burimi: Cosmopolitan