Site icon PORTALB

Presidenti amerikan Obama për vizitë në Athinë

Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama sot dhe nesër qëndron për vizitë në Athinë, që është etapa e parë e udhëtimit të tij të fundit jashtë vendit si president i SHBA-së.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Obama sot do të takohet me presidentin grek, Prokopis Pavlopulos më pas edhe me kryeministrin, Aleksis Cipras, ndërsa sonte do të marrë pjesë në darkën zyrtare që për nder të tij e organizon Pavlopulos.

Presidenti amerikan nesër do ta vizitojë Partenonin, ndërsa para se të niset për në Berlin do të mbajë fjalim në qendrën kulturore “Stavros Niarhos”, për të cilin besohet se gjegjësisht, do të jetë fjalim ndaj publikut ndërkombëtar me qëllim që t’i theksojë arritjet e administratës së tij para se të largohet nga funksioni në janar.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dhimitris Canakopulos deklaroi se vizita e presidentit amerikan, Barak Obama në Greqi është ngjarje e madhe.

“Pas 17 vitesh, një president amerikan e viziton Greqinë. Në agjendën e bisedimeve janë borxhi grek, çështja për refugjatët, çështja e Qipros dhe çështje të tjera bilaterale lidhur me marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Greqisë”, shtoi ai.

Exit mobile version