Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot, vjeshta

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus tetë deri zero, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me vranësira mesatare dhe me erë të dobët veriore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në gjashtë gradë Celsius.

Të mërkurën, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me rritje të temperaturës ditore. Mëngjeset edhe në ditët në vijim do të jenë të ftohta, veçanërisht të mërkurën kur temperaturat gjithkund do të jenë nën zero dhe do të lëvizin prej minus tetë deri në zero, ndërsa temperatura më e lartë e ditës prej pesë deri 12 gradë. Në ditët në vijim, temperatura e mëngjesit do të jetë në rritje.

Exit mobile version