Komandanti i ISIS-it: Trump është krejt maniak, do të na lehtësojë luftën (Foto)

Komandanti kryesor i ISIS-it në Afganistan, Abu Omar Khorasani, ka thënë se Donald Trump është komplet maniak, i cili do t’i ndihmojë kauzës së tyre.

Khorasani ka thënë se fitorja tronditëse e Trumpit ndaj Hillary Clintonit në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 8 nëntor, do t’i ndihmojë grupit terrorist që të rekrutojë luftëtarë të ri, veçanërisht të rinj nga Perëndimi, transmeton Express.

Ekstremistët planifikojnë që t’i përdorin komentet e fushatës së Trumpit rreth myslimanëve si mjet propagandues për t’i përforcuar rrodhët e veta në Lindje të Mesme apo për të frymëzuar sulme terroriste jashtë vendit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte bërë thirrje që të gjithë myslimanëve t’iu ndalohej hyrja në SHBA.

Khorasani ka thënë për Reuters: “Ky njëri [Trump] është komplet maniak. Urrejtja e tij e madhe ndaj myslimanëve do të na e lehtësojë punën shumë, sepse mund të rekrutojmë mijëra persona.”

Ai ka treguar se liderët e ISIS-it i kanë përcjellë nga afër zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Nuk ka qenë e pritur që amerikanët do t’ia hapnin varrin vetit, por e bën,” shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button