Site icon PORTALB

Lista e votuesve ende e papastruar? Familja Babunski jeton në Spanjë, voton në Kapishtec

Trioja e famshme futbollistike, babai Boban dhe dy djemtë e tij, David dhe Dorian Babunski, pothuajse tërë jetën e tyre e kanë jetuar në Spanjë.

Megjithatë, më 11 dhjetor, këta, në vend se të votojnë në ambasadën e Maqedonisë në Madrid, do të duhet të vijnë në Shkup për të votuar në lagjen Kapishtec. TV21 erdhi deri te kjo informatë pasi disa banorë të Kapishtecit na njoftuan se në adresën e tyre janë regjistruar edhe tre persona të tjerë të cilët banorët fare nuk i njohin.

Për këtë, siç thonë, e kanë njoftuar KSHZ-në para disa muajve, por deri tani asgjë nuk është ndërmarrë.

Exit mobile version