Site icon PORTALB

Jehona Shaqiri pyet “Ku jam unë e ku je ti” (VIDEO)

Jehona Shaqiri

Këngëtarja Jehona Shaqiri ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, që njëherësh është edhe videoklipi i saj i parë edhe pse ka vite që është në skenë.
Kënga mban titullin “Ku jam unë e ku je ti” e shkruar me tekst të Avni Qailit, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Zllatko Origjanski.

Bëhet fjalë për një baladë dashurie, me një klip të punuar nga produksioni Fabrika, ndërsa në klip është edhe moderatori i ri Gent Toska.

Pamje nga klipi

Kënga vjen si një dhuratë nga Jehona për të gjithë fansat e saj dhe muzikës që ajo bën bashkë me bendin e saj.

Ndryshe, Jehona Shaqiri është njëra nga këngëtaret e para të rrokut themeluese e bendit Terror në vitet 94 , vajza e parë që bëri një boom të madh në Kosovë me stilin e saj rrok dhe duke kënduar live me kitarë. Që prej asaj kohe ajo ka ndryshuar shumë në stilin e të kënduarit, tani pjesë e repertorit të “jehona Bend” janë këngët e vjetra qytetare, këngët e mirëfillta popullore, të gërshetuara me hitet më të mëdha të rokut.

“Jehona Bend’ aktualisht është njëri prej bendeve më të kërkuara për muzikë live në Maqedoni.

Për të gjithë ju që akoma nuk e keni parë videoklipin e këngës të njëjtin mund ta shikoni në linkun më poshtë:

 

Exit mobile version