Site icon PORTALB

Premtohet rikonstruimi i shkollës “Liria” në Tetovë

Shkolla "Liria"

Ministria e arsimit dhe shkencës ka premtuar se së shpejti do të merr fund problemi me çatinë e Shkollës fillore “Liria” në Tetovë. Këshilltari i ministrit të arsimit, Safet Neziri gjatë një vizite që ia bëri sot shkollës ka thënë se fillimisht do të rregullohet çatia, ndërsa ka premtuar se së shpejti do të bëhet edhe rikonstruimi i tërësishëm i objektit, transmeton Alsat M.

“Kemi edhe projektin final për rikostruimin e tërësishëm të këtij objekti shkollorë, që kushton mbi 30 milion denar, por kjo do të shkojë nëpër faza, respektivisht faza e parë do të jetë ndërrimi i kulmit të shkollës, respektivisht riskostrumi, ndërsa në periudhën e ardhshme, do të bëhet edhe faza e dytë gjegjësisht rikostrumi i tërësishëm i objektit” , tha Safet Neziri, Këshilltar në Ministrinë e Arsimit.

Sipas drejtoreshës së shkollës “Liria”, Shpresa Iseini mësimi në këtë shkollë do të vazhdojë të zhvillohet me orar të shkurtuar në tre turne derisa të zgjidhet problemi me çatinë e shkollës.

Në shkollën Liria për momentin mësojnë mbi 1 mijë nxënës, ndërsa objekti është ndërtuar pas luftës së dytë botërore

Exit mobile version