Për çdo ditë 2.000 irakianë braktisin shtëpitë e tyre

Rreth 2 mijë irakianë në ditë braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e operacionit të nisur për çlirimin e Mosulit nga militantët e DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për mediat në Bagdad, ministri irakian për Emigracion, Derbaz Mohammed tha se deri më tani, vetëm qarkun Havice në Kirkuk e kanë braktisur mbi 50.000 njerëz.

“Rreth 200 persona në ditë largohen nga shtëpitë e tyre në Havice”, tha ai gjatë një konference të përbashkët me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Irakun, Lise Grande.

Mohammed tha se civilët e zhvendosur po akomodohen në kapet e ndërtuara nga tendat. “Planifikojmë të akomodojmë 750.000 njerëz në kampet e ndërtuara me tenda”, tha Mohhamed për të shtuar se shifrat të cilat i posedojnë flasin për 500.000 të zhvendosur aktualisht.

Grande nga ana e saj tha se OKB ndjek nga afër zhvillimet në Mosul. “Kemi vërejtur se janë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme lidhur me sigurinë e civilëve”, tha ajo.

Ushtria irakiane, e mbështetur nga forcat ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatët lokalë në terren, më 18 tetor të këtij viti ka nisur një operacion të gjerë ushtarak për çlirimin e Mosulit, i cili nga viti 2014 është nën kontrollin e terroristëve të DAESH-it.

Në muajt e fundit ushtria irakiane bashkë me aleatët e saj ka rimarrë nga grupi terrorist pjesë të madhe të territorit, sidomos në periferi të Mosulit dhe në provincën perëndimore Anbar të Irakut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button