Transportonin libra shqip, pranga shoferëve të MPJ të Shqipërisë në Greqi

Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar nga policia greke në Janinë pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe, transmeton Top Channel.

Kanë qenë vetë autoritetet greke që kanë njoftuar arrestimin dhe që kanë komunikuar se në bordin e automjeteve kishte abetare dhe libra shqip.

Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, janë ndaluar për një kontroll në brendësi të kufirit grek, në aksin që lidh Kakavijën me Athinën. Ata akuzohen për shpërndarje të materialeve propagandistike.

Burime lokale i thanë Top Channel se materialet që po transportoheshin prej dy të ndaluarve nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike.

Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundravajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button