Site icon PORTALB

Një status Facebook-u, për një përmbajtje që s’mund të quhet lajm

Teksti në portalin e INA-s për Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin

[Recension: “Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!”]

 Me ardhjen e mediave sociale dhe popullarizimin e tyre në shekullin e XXI, të gjithë kanë mundësinë e publikimeve të video regjistrimeve, fotografive apo edhe shfaqjes së mendimeve në llogaritë e tyre elektronike. Ky demokratizim i skajshëm i informacionit, duket se një pjesë të mediave dhe shoqërisë e ka kapur ta papërgatitur.

Linku për te artikulli origjinal: Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!

Data dhe koha e publikimit: 08.11.2016

Data e recensionit: 10.11.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Në këtë recension do të kapen dy komponentë kryesorë që duket se janë më problematikë, titulli i lajmit dhe teksti i tij, pra, gjithçka.

Së pari, titulli i lajmit është skandaloz, i pasaktë, i shpikur, propagandistik dhe nuk pasqyron përmbajtjen. Të paktën të kishte një rregull të moçme të kokës së lajmit, që është 3K (kryefjala, kallëzuesi, kundrina), por as atë nuk e paska. Dakord, kjo e fundit ishte më tepër për batutë, sepse këtë rregull shumëkush nuk e respekton më, edhe pse është shumë funksional, sidomos për ata që janë fillestarë në gazetari. Por pse s’u kursyem pak me fjalët që u thanë për titullin e lajmit: “Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!”? Janë disa arsye:

Së dyti, përmbajtja. Mos pyet, çfarë të themi… Nuk ka përmbajtje, ka vetëm një status të marrë nga Facebook-u, të përzier me komente qesëndisëse dhe cilësime ofenduese. Do të thoni, e mo, mirë, se gjithë tani citojnë statuse Facebook-u, ç’të keqe ka? Ja disa arsye:

Mund të renditen edhe një sërë arsyesh të tjera se përse këto tekste janë të patolerueshme për t’u futur në kategorinë e lajmeve, por mjafton kaq, sa për të bërë me dije në mënyrën më miqësore të mundshme, se këto publikime nuk duhen të praktikohen në gazetarinë profesionale. Ne shumë prej mediat online mungojnë ata që quhet ruajtës të portës (gatekeepers), apo filtrat që rikontrollojnë lajmet përpara se të publikohen. Por, nëse portalet janë të politizuar, nuk bëjnë punë as një mijë mbrojtës të portës që të shpie tek publiku.

 

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version