Site icon PORTALB

Nga sonte, ulen çmimet e benzinës dhe dizelit

Rënia e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës është për 3 denarë.

Sipas vendimit të KRRE, një litër Eurosuper BS – 95 do të shitet për 60 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS -98 për 62 denarë.
Çmimi i ri i një litre Eurodisel është 47 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 35,5 denarë.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS për një kilogram do të kushtojë 21.947 denarë.

KRRE e solli vendimin për ndryshim të çmimit në bazë të çmimit mestar të naftës së papërpunuar në tregjet botërore dhe raportit të kursit të denarit lidhur me dollarin.

Exit mobile version