Site icon PORTALB

Sot është dita botërore e diabetit

Diabeti

Diabeti

Të ngrihet vetëdija publike për diabetin, si dhe të ndërmerren masa për parandalim dhe përballje më të mirë, bëjnë thirrje nga Shoqata për mbrojtje dhe edukim të diabetikëve “Bufi” me rastin e shënimit të 14 Nëntorit, Ditës botërore të luftës kundër diabetit.

Vlerësohet, theksojnë nga Shoqata, se numri i personave madhorë me diabet në Maqedoni arrin rreth 185.000 (12 për qind e tërë popullatës).

Diabeti është gjendje shëndetësore e cila i prek individët, shoqëritë, qytetet dhe vendet në mbarë botën.

Sipas vlerësimeve të fundit të Federatës ndërkombëtare për diabet, konsiderohet se rreth 8,8 për qind e popullatës madhore ka diabet, prej të cilëve 95 për qind bëjnë pjesë  në diabetin e tipit 2. Numri i personave me diabet në mënyrë dramatike rritet prej vitit në vit, kështu që konsiderohet se deri në vitin 2040 numri i të sëmurëve nga të tanishmit 415 milionë do të rritet në 642 milionë persona.

Kjo rritje është e lidhur me zhvillimin ekonomik, popullatën e cila plaket, ndryshime në ushqim dhe aktivitetin e ulur fizik, e tërë kjo në njëfarë mënyre është e lidhur me urbanizimin. Tashmë sot, rreth 45 për qind e të gjithë njerëzve jetojnë në qytete, ndërsa deri në vitin 2050 konsiderohet se 66 për qind e popullatës botërore do të jetojë nëpër qytete. Jeta në rajonin urban ndikon në jetën e njerëzve dhe është e lidhur me ndryshime të shprehive për ushqim, aktivitet fizik dhe obligime të punës.

Sot dy të tretat e të gjithë njerëzve me diabet jetojnë në qytete. Përveç që ekziston trendi i urbanizimit, popullata botërore gjithashtu po bëhet më e vjetër. Vlerësohet se përqindja e personave mbi 65 vjeç nga të tanishmit 8 për qind deri në vitin 2050 do të rritet dyfish, do të thotë, do të paraqesë 16 për qind.

Një nga format kryesore për pandeminë e diabetit të tipit 2 është pesha e shtuar dhe konsiderohet se një përqindje e lartë prej 80-90 për qind e personave me diabet të tipit 2 janë me peshë të shtuar.

Exit mobile version