Site icon PORTALB

Teoria më e re konspirative: Trump ka lindur në Pakistan

Donald Trump

Donald Trump

Pasi Trump pretendoi për disa vite se Presidenti Barack Obama nuk ka lindur në SHBA, një agjensi pakistaneze ka ngritur të njëjtin pretendim për Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Neo News pretendon se Trump në fakt ka lindur në Waziristan të Pakistanit, e për ta faktuar këtë ka edhe një foto.

Sipas tyre, Presidenti i ardhshëm i amerikanëve, ka lindur në vitin 1946 dhe quhej Dawood Ibrahim Khan para se prindërit e tij biologjikë të vdisnin e më pas të adoptohej në Amerikë, transmeton Top Channel.

Por ky raportim është marrë si një tallje nga ana e mediave të tjera të cilat e kanë publikuar në rrjetet sociale duke e cilësuar si qesharak këtë pretendim.

Exit mobile version