Site icon PORTALB

5 fotot e fëmijëve që nuk duhet t’i postoni asnjëherë në rrjetet sociale

Nëse dikush e di se sa joshëse është për të ndarë me të tjerët momentet e adhurueshme të fëmijëve në rrjetet sociale, e di me siguri se edhe vëmendja është mjaft e madhe. Prindërit krenarë duan të bërtasin për arritjet e fëmijëve të tyre – pa marrë parasysh se e madhe (apo e vogël) është hapësira virtuale. Por interneti është një vend i gjerë ku ka edhe profile të frikshme. Detyra primare e të gjithëve është mbrojtja e familjeve tona. Sa e bukur do të jetë ajo nëse ju do të jeni më të kujdesshëm në tregimin e detajeve. Më poshtë janë renditur 5 llojet e fotografive që prindërit nuk duhet t’i postojnë në rrjetet sociale.

Fëmijët e prindërve të tjerë

Kushdo ka të drejtë të jetë i rezervuar për privatësinë e fëmijëve dhe postimin e fotove në rrjetet sociale. Kështu, para se të postoni një foto nga festa e ditëlindjes, festa të ndryshme apo edhe nga një lojë fëmijësh në kopsht, më parë duhet të merrni konfirmimin e prindërve të tjerë dhe të respektoni qëndrimin e tyre.

Shkollën e tyre

Gjëja e parë që mendojnë të gjithë prindërit është që shkolla e fëmijëve është një vend i sigurt. Por realiteti është se edhe atje është një zonë e frikshme dhe vazhdimisht e sulmuar nga njerëz të ndryshëm. Nëse ju postoni foto të fëmijëve në klasë apo në oborrin e shkollës, sigurohuni që emri i shkollës apo karakteristika që mund të dallojnë vendndodhjen të jenë të fshehura.

Fotot nudo

Arsyet për ta shmangur këtë kategori janë të dukshme. Ndërsa arsyeja juaj për të ndarë fotot e fëmijëve nga vaska është “oh, janë shumë të bukura”, por kjo nuk e mposht rrezikun. Shumica e rrjeteve sociale përdorin standarde të lakuriqësisë, por ju si prindër duhet të shkoni në një hap më tej. Nëse këto lloj fotosh lënë vend për keqinterpretime seksuale, thjesht mos i postoni.

Fotografitë me emrat e tyre të plotë

Prindërit gjithmonë duhet të jenë të përmbajtur për sa u përket të dhënave personale. Sidomos në rrjetet sociale, kur ndjekësit janë nga më të ndryshmit. Të gjitha fotot që përfshijnë emrat e tyre të plotë, emrin e shkollës, uniformën etj., janë rrezik i vazhdueshëm, ndaj kujdes me të dhënat e tyre personale dhe ruani gjithmonë imazhin e tyre.

Asgjë që fëmijët nuk do të donin të ishte publike

Një gjë shumë e rëndësishme për t’u marrë parasysh kur vendosni të postoni në rrjetet sociale foto të fëmijëve është edhe dëshira e tyre: nëse janë të rritur mjaftueshëm për të kuptuar, ju duhet të dini nëse atyre u pëlqen që ta ndajnë me të tjerët apo jo një foto. Ka foto që atyre mund të mos u pëlqejë vetja, mund të jetë një foto e turpshme apo diçka personale që nuk e duan në publik. Thjeshtë duhet të respektoni dëshirat e tyre.

Exit mobile version