Site icon PORTALB

Shkupi shënon ditën e çlirimit

Qyteti i Shkupit

iSot në Shkup me manifestime të ndryshme kulturore, humanitare dhe sportive do të shënohet 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit.

Me këtë rast, kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanov do të takohet me përfaqësues të Lidhjes së Luftëtarëve nga Lufta Antifashiste për Çlirimin e Popullit të Maqedonisë.

Ndërsa një delegacion i Bashkisë së Shkupit do të vendosë lule para përmendores së lirisë në Shkup, në varret partizane dhe para përmendores së gjneral Mihajlo Apostolski.

Aktivitetet për shënimin e 13 Nëntorit do të vazhdojnë deri në mbrëmje kur edhe do të ndahen çmimet “13 Nëntori”

Exit mobile version