Site icon PORTALB

Trazira në Gjermani, përkrahësit e PKK-së kurde sulmojnë policinë

Policia gjermane - ilustrim

Në trazirat dhe përplasjet që përfshinë demonstratat të organizuara në Këln të Gjermanisë, mes një grupi përkrahësish të organizatës terroriste PKK-së dhe policisë u plagosën 2 policë dhe disa demonstrues janë arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga policia e Këlnit, mësohet në ngjarjet të ndodhura në qarkun Deutz, një grup prej 200-300 persona që mbanin postarat e liderit të organizatës terroriste PKK, Abdullah Öcalan kanë djegur koktej molotov pasi që policia ka ndërhyrë ndaj demonstruesve.

Pas përleshjes demonstruesit sulmuan policinë me gurë dhe shishe. Në ngjarjet policia përdori gaz lotsjellës kundër demonstruesve, ndërsa 2 policë mbetën të plagosur.

Sipas deklaratës të bërë nga policia, pas ngjarjeve 8 persona janë arrestuar, ndërsa për 30 persona është bërë ankesa penale.

Exit mobile version