Site icon PORTALB

Reagim i Zaevit për listat e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në një deklaratë me shkrim deri te mediat reagoi në lidhje me bartësit e parashtruar të listave të kandidatëve të VMRO-DPMNE-së deri te KSHZ-ja.

Zaevi vlerëson se bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së, janë, siç tha, pasqyrë e krimit, korrupsionit, dhunës, neglizhencës dhe paligjshmërisë.

Ata janë njerëz, siç thekson Zaev, të cilët janë vjedhur pesë miliardë euro nga qytetarët dhe të cilët kanë detyruar mbi 600 mijë qytetarë ta braktisin shtetin.

Exit mobile version